MirËsevini nË Faqen TonË

Ju prezantojmë këtë katalog me librat e SHBLSH E Re dhe librat e Botuesve: Print 2000, Plejad, Grand Prind, AlbTipografia dhe Progres, me të cilat SHBLSH E RE bashkëpunon.

SHBLSH E RE, e krijuar në 2004, ka në bërthamën e saj autorë, redaktorë shkencorë e didaktë nga më të përgatiturit në fushën e botimeve shkollore, pasi këtë art e kanë patur punë e pasion në SHBLSH-në e vetme në Shqipëri nga viti 1967 deri në vitin 2004.
Botimet tona kanë vlera nga pikëpamja metodike e hartimit të tyre, saktësia shkencore, nga gjuha e thjeshtë dhe e pastër shqipe që përdoret, nga ilustrimet origjinale të punuara nga piktorë profesionistë etj.

Përse është i nevojshëm ky katalog?

- Për mësuesit, drejtuesit e shkollave, prindërit e nxënësit, që të krijojnë një vizion sa më të plotë për librat e botuar nga ne në vite dhe të njihen me bllokun e librave të rinj që ne po paraqesim këtë vit në shkollë.
- Që mësuesit e nxënësit të njihen me libra ushtrimesh dhe fletore pune, të cilat shkojnë në ndihmë të drejtpërdrejtë të përvetësimit sa më mirë të programit mësimor.
- Për t’u njohur edhe me bllokun e librave të shkrimtarëve tanë dhe të huaj, të cilat sjellin vlera të vërteta jetësore, të dhëna enciklopedike, jetë shkencëtarësh të shquar, botime që paraqiten me dinjitet në libraritë botërore dhe janë fitues të çmimeve prestigjiozë në Europë e botë. Sigurisht ne kemi edhe premtimin e autorëve që krahas librave, do të kemi sa më shpejt edhe udhëzuesit e mësuesve të lëndëve përkatëse.
- Pranë kopertinës së çdo libri, ju do të keni informime të tilla si: emrat e autorëve apo autorët që e kanë shkruar, me çfarë librash apo fletore shoqërohet, cili është çmimi i librit etj.


   
Botimet e fundit




© SHBLSH 2008-2009. All rights reserved. Hosted by AlbHosting Webmail

>